Dua Lipa dhe Shpend Ahmeti përshëndesin me ‘shqiponjë’

Dua Lipa dhe Shpend Ahmeti përshëndesin me ‘shqiponjë’

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti sot priti në takim këngëtaren me famë botërore Dua Lipa me ç’rast i ka dhuruar “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin “Sunny Hill”.

Dua e cila sonte do të performojë në Festivalin “Sunny Hill” në Parkun e Gërmisë, ka falënderuar kryetarin e Prishtinës për përkrahjen e pafundme.

Këngëtarja ka thënë se ndihet krenare që mund të kontribuoj për ardhmërinë e rinisë, kulturës e arteve në Kosovë.

“Një nder i madh që të jepet çelësi i parë për qytetin e Prishtinës, Kosovë prej kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Faleminderit për përkrahjen e pafundme. Ndihem shumë krenare që mund të kontribojmë për ardhmerinë e rinise, kultures dhe arteve permes @sunnyhillfoundation dhe @sunnyhillfestival dhe të kemi edhe shume sende ttjera për të cilat mburremi me vendin tonë”, ka shkruar Dua Lipa krahas fotografive të publikuara në Instagram nga takimi me Ahmetin.

Ndryshe, kjo është hera e parë që Kryetari Ahmeti ka dhuruar “Çelësin e Prishtinës”./21Media