Dy çmime për Dua Lipën

Dy çmime për Dua Lipën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka pozuar me dy çmimet e “Recording Academy”, shkruan rtv21.tv

23 vjeçarja ka thënë se ndihet si nënë krenare e dy çmimeve të arta që ka marrë.

“Unë e di se dita e nënave në SHBA ishte dje, por unë duhet të them se ndihem si një nënë krenare e këtyre dy çmimeve të arta që sapo arritën sot”, ka shkruar Dua Lipa, krahas fotografive të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 29 milionë ndjekës.

Ndryshe, “Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 44 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media