Tërmeti në Shqipëri

Tërmeti në Shqipëri

Pas tërmetit që ka ndodhur në Kosovë, shumë artistë shqiptarë kanë shprehur keqardhje dhe kanë ndjerë dhimbje bashkë me familjarët e viktimave.

Në mesin e tyre janë edhe shumë artistë shqiptarë nga Kosova dhe diaspora. Artistët si Ledri Vula, Mozzik, Beatrix Ramosaj, Capital T dhe shumë të tjerë kanë shkruar për tërmetin e fuqishëm që ka kapur Shqipërnë. Edhe reperi me famë botërore, Gashi ka shprehur keqardhje për këtë lajm duke shkruar se është i shokuar nga ajo se çfarë ka ndodhur.

Përveç Gashi, është edhe Dua Lipa ajo që ka shkruar për tërmetin që ka ndodhur në Shqipëri.

“E shkatërruar nga lajmet e tmerrshme. Zemra dhe lutjet e mia janë më njerëzit në Shqipëri. Ju dua të gjithëve gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar këngëtarja me famë botërore.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 11 persona në Shqipëri nga ky tërmet./21Media