Tre artistët 23 vjeçarë, flasin për rëndësin e marrjes së çmimeve

Tre artistët 23 vjeçarë, flasin për rëndësin e marrjes së çmimeve

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së bashku me Post Malone dhe Ella Mai kanë dalur në ballinën e revistës “Billboard”.

Arsyeja se përse këta artistë janë bashkuar në ballinën e revistës prestigjioze është për shkak se që të tre artistët janë shpresëdhënës për muzikën.

Ata diskutojnë rreth çmimit “Grammy” përmes një interviste ku iu përgjigjen të arriturave të tyre në muzikë si dhe ku qëndron rëndësia e të fituarit një çmim.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja shqiptare ka falënderuar revistën si dhe kolegët që kanë kaluar një ditë të mirë duke biseduar për çmimet si dhe si është koha për të ndryshuar gjërat.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i këngëtares shqiptare është ai “Electricity” në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon, i cili deri më tani ka marrë mbi 35 milionë klikime në Youtube./21Media