Dua jehonë qysh në fillim të vitit

Loading...

Dua jehonë qysh në fillim të vitit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa është parë në shoqërimin e producentit të njohur, Calvin Harris dhe këngëtares, Tove Lo.

Një video e shpërndarë në rrjetin social, Twitter i ka shtyrë fansat e artistëve të mendojnë për një bashkëpunim të mundshëm.  Për këtë bashkëpunim nuk ka asgjë zyrtare dhe mbetet të shihet se çfarë i ka bashkuar ata në këtë studio, shkruan rtv21.tv

Dua së bashku me Tove Lo-n kishin qenë në studio së bashku edhe në muajin nëntor. “Kam kaluar dy ditë duke shkruar në studio së bashku me këtë qenie njerëzore kaq të dashur, të talentuar e qesharake @tovelo”, kishte shkruar Lipa atë kohë në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Spent two days writing in the studio with this incredibly funny extremely talented human being @tovelo ❤️

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Dua Lipa së fundmi ka paralajmëruar publikimin e këngës të saj më të re që quhet “Swang Song” dhe që do të jetë kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel”.

Pjesëmarrjen e zërit të saj në këtë film artistja e kishte bërë në muajin dhjetor të vitit 2018, ku ishte shprehur shumë krenare që do të marrë pjesë në një film të mrekullueshëm që protagonist kryesor ka një femër. Filmi “Alita: Battle Angel” do ta ketë premierën e tij më 14 shkurt të vitit 2019, në SHBA./21Media