Ylli shqiptar fytyrë rekalumese e parfumit "Libre"

Ylli shqiptar fytyrë rekalumese e parfumit “Libre”

Këngëtarja e  shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka disa javë që edhe zyrtarisht është bërë imazhi i brendit ‘YSL’ dhe ka realizuar një kampanjë për linjën ‘Libre’ me anë të cilës ka udhëtuar në disa kryeqytete të Evropës.

Ajo së fundmi ka udhëtuar në Madrid ku dhe ka bërë prezantimin e fundit të kësaj linje, shkruan rtv21.tv

Dua në këtë prezantim ishte paraqitur me një fustan të zi të shkurtër dhe me stilin e ri të flokëve me balluke, ajo dukej mjaft joshëse.

 Në videon e reklames së parfumit “Libre” të gjiganit YSL, ylli shqiptar duket mahnitëse në të zeza, ndërsa e pret në duar një shqiponjë. /21Media