Dua befason të pranishmit

Dua befason të pranishmit

Edhe pse këngëtarja Dua Lipa nuk kishte paralajmëruar se do të performojë në skenën e “Sunny Hill Festival”, ajo është ngjitur në skenë në natën e fundit të këtij festivali.

Dua i është bashkëngjitur në skenë artistit kryesor të natës së fundit, DJ Calvin Harris për të performuar hitin e tyre ‘One Kiss’.

Kjo këngë ka arritur të klikohet afër 570 milionë herë në kanalin YouTube.

Ndryshe, fondacioni “Sunny Hill” ka dhuruar 150 mijë euro që do të shkojnë për hapësirat të cilat do të ndërtohen për të rinjtë e talentuar në muzikë./21Media