Dua me projekt të ri

Dua me projekt të ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka filluar xhirimet e videoklipit të saj të ri në New York.

24-vjeçarja për këtë projekt ka bërë një grim që po reflekton mjaft bukur në fytyrën e saj, teksa po rrëmben vëmendje me stilin e flokëve.

“Physical” titullohet projekti i fundit i këngëtares, të cilin e publikoi në muajin janar dhe deri tani në Youtube kjo këngë numëron mbi 25 milionë klikime.

Kujtojmë se Dua Lipa me këngën “Don’t Start Now”, është renditur në top 10-shen e top listës në Billboard Hot 100./21Media