Viti 2017 ishte shumë i suksesshëm për këngëtaren shqiptare me famë botërore

Viti 2017 ishte shumë i suksesshëm për këngëtaren shqiptare me famë botërore

Albumi i saj i titulluar “Dua Lipa” u shpall albumi më i mirë në kategorinë e femrave për vitin 2017, nga Official Charts, e videoklipi i saj i fundit “IDGAF” pas publikimit u bë numër 1 në listën “Trending” në YouTube.

Brit Awards është një ceremoni vjetore e ndarjes së çmimeve, e për këtë vit do të mbahet me datën 21 shkurt, shkruan rtv21.tv.

Për këtë gala mbrëmje me plot çmime, artistja kosovare është nominuar për 5 nga çmimet kryesore: Mastercard British Album of the Year, British Breakthrough Act, British Female, British Single, British Video.

Gëzimin për një arritje të tillë Dua e shfaqi në Instagram, duke dyshuar se si mund të jetë kjo e vërtetë.

Shpresojmë që Dua t’i fitojë të gjitha çmimet, pasi në vitin që shkoi i theu të gjitha rekordet e saj, e edhe ky vit i ka filluar shumë mbarë./21Media