Viti i Dua Lipës

Viti i Dua Lipës

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa vitin 2018 e ka konsideruar si vitin më të mrekullueshëm për të.

Këngëtarja sukseset që i arriti në fushën e muzikës përgjatë vitit 2018, vendosi të ua prezantojë mbi 22.5 milionë ndjekësve në rrjetin social, Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Thank you for the most incredible year 🎀 see you in 2019 for more fun xxx

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Sukeset e këngëtares të paraqitura në imazhin e postuar:

Artistja femër më e dëgjuar në plaformën “Spotify” në Britaninë e Madhe.

Dua zë vendin e dytë si artistja femër më e dëgjuar në platformën “Spotify” në të gjithë botën.

Albumi më i dëgjuar në botë nga një artiste femër.

Vendi i katërt për albumin më të dëgjuar botërisht në “Spotify”.

Këngëtarja më e dëgjuar në “Apple Music” në Britnaninë e Madhe.

Dua zë vendin e 6 me albumin më të dëgjuar në platformën “Apple Music” në Britaninë e Madhe.

Mbi 5.3 miliardë dëgjime.

“Faleminderit për vitin më të mrekullueshëm. Shihemi në vitin 2019 për gjëra më të mira”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e fotos së publikuar.

Këngëtarja 22 vjeçare së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës “Vogue” për muajin janar të vitit 2019, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që kënga e fundit e artistës është “If Only” në bashkëpunim me Andrea Bocellin. Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të artistit në Youtube dhe deri më tani numëron mbi 3 milionë klikime./21Media