Dua Lipa ndan gëzimin me fansat...

Dua Lipa ndan gëzimin me fansat…

I ka zgjuar fansat me një foto duke shprehur gëzimin për arritjet e saj. Dua Lipa postoi një foto në “Instagram”, që në fakt është një postim i “BBC Radio 1”, ku shkruhet se “New Rules” e këngëtares britanike me origjinë kosovare është për të dytën javë në krye të klasifikimit.

Dhe Dua bashkë me foton shkroi: “”New Rules” është Numri 1 për të dytën javë rresht. Faleminderit për mbështetjen”! “New Rules” në fakt ka pasur shumë sukses dhe madje në Britani e ka bërë Dua Lipën të parën femër që pas me “Hello” të kryesojë klasifikimin e hiteve.

/21Media