Të bashkuar me muzikë në kujtim të Skëndërbeut

Të bashkuar me muzikë në kujtim të Skëndërbeut

Dua Lipa, Inva Mula, Elhaida Dani, Ermal Meta, Lorik Cana, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Eno Peçi, Genc Tukiçi dhe Olen Cesari do të bashkohen me një koncert të përbashkët në Romë të Italisë për vitin e Skënderbeut.

Me rastin e mbylljes së “Vitit Kombëtar të Skënderbeut” Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë dhe Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës ka ftuar emra të mëdhenj shqiptarë të artit, shkruan rtv21.tv.

Ky koncert me emrin “Të bashkuar me muzikë në kujtim të Skëndërbeut”, do të mbahet më 19 nëntor nga ora 20:30 në Romë.

Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa në këtë koncert në Itali do të merr pjesë me këngën “Homesick”.

E sopranoja shqiptare, Inva Mula do të performojë këngën “Moj e Bukur Arbëri”.

35-vjeçari, Lorik Cana kësaj here për nderë të vitit të Skënderbeut do të vijë me një poezi., shkruan rtv21.tv

Zëri i shqiptar i “Eurovisionit 2015” Elhaida Dani do të performojë këngën “Adagio”.

Tenori Ramë Lahaj në këtë koncert vjen me “Rrjedh në Këngë e Ligjerime”.

Zëri shqipto -italian, Ermal Meta do të përformojë këngën në gjuhën italiane “Non mi avete fatto niente”

13 – vjeçarja, Erza Moqolli në këtë koncert me zërin e saj do ta nderojë figurën e heroit kombëtar me këngën “Hallelujah”.

Përveç këngëve e poezive në këtë koncert do të ketë edhe valle. Balerini Eno Peçi do të përformojë me “Elegie” .

Olen Cesari violenisti do të prezantohet me “Ave Maria”. Ndërsa në piano do të ekzekutojë Genc Tukiçi

Viti 2018 është shpallur nga Qeveria e Shqipërisë si vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut./21Media