Ajo ka performuar para mijëra fansave në festivalin Electric Panic

Ajo ka performuar para mijëra fansave në festivalin Electric Panic

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa është një ndër emrat më të zëshëm të muzikës.

Gjatë kësaj sezone ajo ishte e angazhuar me shumë festivale e koncerte në shumë vende të botës, ndërsa sezonën si duket po e përmbyll me një koncert në Irlandë, shkruan rtv21.tv

Dua ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet me një stil të veçantë, teksa po performonte para mijëra fansave në festivalin Electric Panic.

“I erdhi fundi sezonit të festivaleve. Faleminderit shumë Electric Picnic që më ftuat. Irlanda di si të festojë”, ka shkruar Dua Lipa në mbishkrimin e fotografive.

Për projektin e saj të radhës, Lipa ka paralajmëruar se po vjen brenda gjashtë ditëve,  duke thënë se “brenda gjashtë ditëve mund ta ndjeni elektricitetin”.

Më 10 gusht këngëtarja 22-vjeçare performoi në skenën e festivalit ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill”. Bashkë me të ishte i dashuri i saj, i cili ka shijuar momentet e veçanta në Kosovë./21Media