Dua Lipa po vjen në bashkëpunim me një emër të madh ndërkombëtar
19 Maj 2017
Dua Lipa bashkëpunim me Chris Martin nga (Coldplay)
Dua Lipa bashkëpunim me Chris Martin nga (Coldplay)
Këngëtarja Dua Lipa është në përfundim të albumit të saj debutues, i cili do të titullohet “DUA LIPA” dhe do të publikohet më 2 qershor të këtij viti.
Vokalisti i bendit të famshëm britanik Coldplay, Christ Martin është njëri ndër bashkëpunëtorët e saj në këtë album. Në një intervistë Lipa tregon disa detaje nga puna e saj me rockerin britanik, shkruan rtv21.tv
“Të punosh me të është kënaqësi dhe e frikshme në të njëjtën kohë. Puna e tij është aq lehtë e dallueshme, momentin kur ulet të luajë në piano, menjëhere thua “Woww ky është Coldplay”, ishte shprehur ajo./21Media