“Physical” publikohet së shpejti

“Physical” publikohet së shpejti

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar trailerin e këngës së saj më të re.

Projekti që titullohet “Physical” pritet që të publikohet me 31 janar. Këtë e ka bërë të ditur vetë 24-vjeçarja përmes rrjeteve sociale.

Dua aktualisht është duke shijuar suksesin e këngës “Don’t start now”, të publikuar në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar.

Kujtojmë që kënga e saj, New Rules”, e cila i  dha famë të madhe edhe përtej Oqenait Atlantik ka arritur të klikohet mbi dy miliardë herë në youtube dhe për këtë sukses ajo ka falënderuar fansat e saj për dashurinë dhe mbështetjen./21Media