Një videoklip ndryshe nga Dua

Një videoklip ndryshe nga Dua

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar videoklipin e këngës “Physical”, e cila është pjesë e albumit të ri të saj “Future Nostlgia”.

Një videoklip me shumë ngjyra i shoqëruar edhe me animacion. Këngëtarja shqiptare pothuajse në gjithë videoklipin shfaqet me veshje të njëjtë, por që ndryshojnë vetëm ngjyrat.

Për këtë projekt, Dua ka thënë se është inspiruar në vitet e 80-ta, shkruan rtv21.tv

Dua dje e publikoi këngën “Physical”, mirëpo vetëm në versionin audio.

Dua Lipa ditë më parë ka treguar datën e publikimit të albumit të saj të ardhshëm “Future Nostalgia”. Këngëtarja konfirmoi se albumi i saj do të publikohet më 3 prill.

Për albumin artistja u shpreh se gjeti inspirim te emra të njohur. “Çfarë desha të bëja ishte të largohesha pak nga ‘zona e rehatisë’ dhe ta sfidoja veten me muzikë që do të ishin të bukura po aq sa disa nga këngët e mija të preferuara pop, që janë unike të mijat. U inspirova nga shumë artistë, nga Gwen Stefani te Madona te Moloko te Blondie dhe Outkast, vetëm disa nga ta”, u shpreh artistja./21Media