"Nëse flokët e mija do të ishin kështu çdo ditë..."

“Nëse flokët e mija do të ishin kështu çdo ditë…”

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa të hënën për herë të parë ishte e pranishme në eventin më të madh të modës, “Met Gala 2019”.

Dua kishte zgjedhur të vishej e tëra në Versace, duke e kombinuar me stilin e flokëve si në vitet e 60’ta.

Me disa imazhe të publikuar në rrjetin social Instagram, në të cilat shfaqet me po të njëjtin stil të flokëve, Dua ka rrëmbyer vëmendje.

“Nëse flokët e mija do të ishin kështu çdo ditë, unë nuk do ta dija se si do të veproja…flokët e shkurta më bëjnë më të thjeshtë”, ka shkruar Dua krahas fotografive.

 

View this post on Instagram

 

If my hair was like this everyday I wouldn’t know how to act… short hair keeps me humble

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Ndryshe,  “Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 44 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media