Dua performoi mbrëmë në “Sunny Hill”

Dua performoi mbrëmë në “Sunny Hill”

Festivali ndërkombëtar i muzikë “Sunny Hill” ka përfunduar mbrëmë, shkruan rtv21.tv

Miley Cyrus, Gashi e Calvin Harris ishin yjet kryesore të festivalit, ku argëtuan publikun shqiptar për tri netë rresht në Prishtinë.

E pranishme në këtë festival ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila këtë vit ka shijuar në  paraqitjet e kolegëve shqiptarë dhe të huaj.

Por, Dua gjithë publikut i dhuroi një befasi me paraqitjen e saj në skenë, e cila këndoi këngën  “One Kiss”, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Calvin Harrisin.

Ndërsa, sot Dua në Instagram është shprehur se është mjaft e kënaqur për tri netët e festivalit.

“One Kiss me Calvin Harrisin mbrëmjen e kaluar në Sunny Hill Festival. Tri netë të paharrueshme. Shihemi vitin tjetër Prishtinë”, ka shkruar Dua poshtë fotografive të publikuara në Instagram.

Ndryshe, këtë vit fondacioni “Sunny Hill” ka dhuruar 150 mijë euro që do të shkojnë për hapësirat të cilat do të ndërtohen për të rinjtë e talentuar në muzikë./21Media