Dua e mrekullueshme

Dua e mrekullueshme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është personazhi i preferuar i shumë prej revistave me nam botëror.

Së fundmi, ajo ka pozuar për revistën e famshme “Vogue” në edicionin e saj spanjoll.

Këtë e ka bërë të ditur Dua në Instagram ku ka publikuar një fotografi të realizuara për “Vogue Spain”.

Vogue Spain, pozuar për Luigi Andiango, aq me fat që kam pasur rastin të jem përballë lenteve tuaja! Faleminderit që ke ndarë aftësitë tua të gjithanshme gjeniale me mua”, ka shkruar Lipa në Instagram.

“Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 51 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media