"Të drejtat tona duhet të dëgjohen..."

“Të drejtat tona duhet të dëgjohen…”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi në të cilën thuhet “Mbajeni abortin legal”. Krahas fotografisë, Dua ka shkruar se meshkujt nuk mund të marrin vendime kaq fundamentale për trupin e gruas.

Nuk është trupi yt. Jo zgjedhja jote. Asnjë justifikim nuk nevojitet. Meshkujt nuk mund të marrin vendime kaq fundamentale për trupin e gruas. Si është e mundur që aborti të ndalohet para armeve. Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Dhe ne kemi të drejtë të jemi të zemërua. E gjitha mbështetja ime është për pjesën tjetër. Solidarizohem me motrat e mia. #AbortionRights“, ka shkruar Dua në Instagram.

Dua ka reaguar edhe përmes postimeve në Twitter duke shkruar “kjo botë është e mjerueshme”.

Ndryshe, “Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 44 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media