Artistja arrin në "Brit Awards"

Artistja arrin në “Brit Awards”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mori vëmendje të madhe gjatë parakalimit në tepihun e kuq të “BRIT Awards”.

Dua, e cila është e nominuar për 4 çmime, zgjodhi të vishej me një fustan të kombinuar me ngjyrë të zezë dhe rozë shkruan rtv21.tv

Dua Lipa stole the show at the BRIT Awards 2019 tonight

Dua Lipa wore a plunging see-though lace number for the BRITs 2019

Dua Lipa has four BRIT Award nominations

Dua Lipa put on a show-stopping display on the red carpet of the BRITs 2019

Këtë mbrëmje, këngëtarja shqiptare është duke luftuar për për çmimet: “Kënga më e mirë britaneze” dhe “Videoklipi më i mirë i viti” me këngët “One Kiss” dhe “IDGF”.

Krahas nominimeve, Dua edhe do të performojë në skenën e “O2 Arena” së bashku me tre artistët e njohur botërorë: Calvin Harris, Sam Smith dhe Rag’n’Bone.

Dua Lipa vitin e kaluar hyri në histori si artistja e parë që u nominua në pesë kategori dhe triumfoi në dy prej tyre. Artistja shqiptare fitoi çmimet si “Këngëtarja më e mirë” dhe “Debutimi më i mirë i vitit”, ku përveç këtyre çmimeve ajo performoi edhe hitin, “New Rules”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Brit Awards” do të transmetohet drejtpërsëdrejti në “ITV” nga ora 20- 10:20 të mbrëmjes së sontme./21Media