Britania e Madhe sot feston Ditën e Nënës

Britania e Madhe sot feston Ditën e Nënës

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa përveç që është aktive në skenën muzikore është aktive edhe në rrjetet sociale ku numëron miliona ndjekës.

Artistja shqiptare me rastin e festës së Ditës së Nënës në Britaninë e Madhe, ka zgjedhur që ta bëjë një urim publik për nënën e saj, Anesa Lipën, përcjellë rtv21.tv

Urime Dita e Nënës për heroinën time. Faleminderit që më ke mësuar që shëndeti dhe lumturia duhet të jenë të parat dhe që puna e madhe dhe pasioni do të më dërgojnë drejt ëndrrave të mija. Të dua”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e disa fotografive të publikuara në Instagram.

“Swan Song” është projekti i fundit muzikor i artistes që njëkohësisht është edhe kolonë zanore e filmit, “Alita: Battle Angle”. Kënga është publikuar më 24 janar dhe deri më tani numëron mbi 39 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media