Këngëtaren shqiptare e akuzojnë se ka përdorur photoshop

Këngëtaren shqiptare e akuzojnë se ka përdorur photoshop

Dua Lipa përveç vokalit të veçantë, renditet edhe si njëra ndër vajzat më të bukura në industrinë e muzikës.

Artistja shqiptare së fundmi ka rënë pre e disa thashethemeve, ku disa ndjekës po e akuzojnë këngëtaren se po përdorë photoshop për të edituar buzët kur ka qenë bebe, dhe siç duket ky fakt e ka mërzitur atë, përcjell rtv21.tv

Dua ka vendosur që këtyre thashethemeve t’i përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke publikuar disa fotografi kur ka qenë fëmijë. “Për njerëzit që po thonë se unë kam përdorur photoshop në fotografitë e mia kur kam qenë bebe, për t’i bërë buzët të duken më të mbushura, janë të çmendur! Nuk mund ta besoj se duhet ta arsyetoj veten për këtë”, ka shkruar artistja sipër imazheve të publikuara.

Pas publikimit të këtyre fotografive, artistja shqiptare ka marrë komente të shumta nga fytyra të njohura botërore si dhe nga ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë hezituar t’i thonë Duas që është shumë e bukur dhe mos të ju vë vesh thashethemeve.

Krahas rrjeteve sociale, artistja shqiptare ka arritur që të zë vend në listën e “Official Charts”, e cila rëndit këngëtarët dhe këngët më të klikuara.

“Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Duas, të cilin e ka publikuar më 24 janar të këtij viti dhe deri më tani numëron mbi 46 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media