Dua e lumtur përkrah Anwar Hadid

Dua e lumtur përkrah Anwar Hadid

Artistja e mirënjohur shqiptare me nam botëror, Dua Lipa po shijon çaste të bukura përkrah të dashurit të saj, Anwar Hadid. Destinacion të radhës kanë Spanjën, një vend mbresëlënës.

Ishte artistja që publikoi një fotografi me të dashurin dhe e shoqëroi me mbishkrimin: “Duke e eksploruar Sevillen”, transmeton rtv21.tv

Lidhja e çiftit filloi në muajin qershor, vetëm disa javë pasi ajo u nda nga ish-i dashuri, Isaac Carew. Që nga ai çast ata janë të pandashëm, e të dashuruar kokë e këmbë./21Media