Dua aktive dhe atraktive

Dua aktive dhe atraktive

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa po ka suksese të shumta në karrierë. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Brit Awards 2018”, ajo rrëmbeu dy çmime, atë të artistes më të mirë femër dhe çmimin artistja debutuese më e mirë.

Pastaj, Dua me këngën IDGAF dhe me albumin e saj të ri shënoi suksese tjera në top listat britanike.

Krahas sukseseve, Dua nuk po lë anash as kujdesin për vete. Ajo po publikon gjithnjë e më shumë fotografi të bukura dhe tërhqeëse  në rrjete sociale, në të cilat po merr komente dhe pëlqime të shumta, shkruan rtv21.tv

E bukur dhe atraktive, ylli kosovar duket edhe në imazhet e fundit që publikoi në profilin e saj në Instagram. Duke pozuar para pasqyrës, Dua duket edhe paksa transparente.

Ndryshe, ka disa ditë që Dua Lipa po qëndon në Australi./21Media