Një Dua sportive dhe tërheqëse

Një Dua sportive dhe tërheqëse

Dua Lipa ka publikuar një videokilip të ri për këngën e saj “Physical”, të titulluar “Let’s Get Physical Work Out”.

Videoklipi i ri i këngës është i realizuar në një palestër, me plot skena të nxehta, ku padyshim dhe Dua duket mjaft tërheqëse, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja shqiptare videoklipin e parë të këngës “Physical” e publikoi në fund të muaji janar, dhe deri më tani ka arritur të klikohet mbi 43 milionë herë në kanalin YouTube.

Kujtojmë se Dua dje është nderuar me çmimin “Artistja më e mirë britanike” në “Global Awards 2020”./21Media