Dua zbuloi se albumi i saj i ri do të formohet pjesërisht nga bisedat që po zhvillon me adhuruesit

Dua zbuloi se albumi i saj i ri do të formohet pjesërisht nga bisedat që po zhvillon me adhuruesit

Këngëtarja kosovare e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa, e cila e nxori albumin e saj në studio në vitin 2017 – e ka pranuar se ajo është bërë shumë më e sigurt në kuptimin “se çfarë po bëj dhe çfarë dua të them” derisa pret me padurim nxjerrjen e incizimit të saj të ri.

“Jam shumë më tepër në kontakt me veten. “Tani kam ide shumë të qartë se çfarë po bëj dhe çfarë dua të them. Gjërat nga të cilat nuk kam frikë.”, u shpreh Dua.

Bukuroshja zeshkane, e cila po flet gjithnjë e më shumë për çështjen e të drejtave të LGBTQ dhe barazisë së femrave po ashtu zbuloi se albumi i saj i ri do të formohet pjesërisht nga bisedat që po zhvillon me adhuruesit dhe dëgjuesit e saj.

Duke folur për BBC, ajo vazhdoi: “Me muzikën, po ashtu, është për t’u siguruar se ata kanë hapësirë të sigurt, vend ku mund të vijnë dhe të dëgjojnë muzikë dhe të shoqërohen. Kjo është vërtet me rëndësi për mua.”

Përkundër kësaj, Dua e pranoi se ndihet në ankth për nxjerrjen e albumit të saj të dytë të shumëpritur.

“Ka kohë që pritet të dalë, kështu që jam shumë e lumtur. Jam nervoze. Ndjej se po ndodh prapë.”, shtoi Dua.

Këtë muaj, Dua ka bërë të ditur se albumi i saj është “nostalgjik” dhe “ndihet si orë vallëzimi”.

“Nuk dua të zbuloj shumë. Isha e stresuar për daljen dhe bërjen e intervistave prapë dhe thashë: ‘Nuk jam e gatshme të flas për këtë!’ “Por prapë është pop album, ndryshon dhe ka disa nuanca nostalgjike në të. Por përfundimisht vërtet ndihet si orë vallëzimi.”,  tha Dua për BANG Showbiz.

Ndryshe, “Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 48 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media