Ceballos krenar që do të luajë për Realin

Ceballos krenar që do të luajë për Realin

Përforcimi i ri i Real Madridit, Dani Ceballos thotë së ndihet jashtëzakonisht i lumtur që do të vesh fanellën e “Los Blancos”.

Ceballos iu bashkua kampionëve të Evropës nga Real Betis. Ai thotë së është krenar që do të luajë për Real Madridin, por Ceballos thekson se Betis do të mbetet në zemrën e tij. “Ju nuk mund ta imagjinoni se si ndihem, pasi zbrita në Madrid. Ndjehem krenar dhe është një ndjenjë e fortë e përgjegjësisë. Unë dua të jap më të mirën nga vetja ime për këtë klub më histori të madhe”, tha Ceballos.

“Unë kurrë nuk do të harrojë vitet e mia te Betisi, e cila do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, theksoi ai.