Dua publikoi videon, ku shihet duke u rrëzuar

Dua publikoi videon, ku shihet duke u rrëzuar

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa është bërë fytyrë reklamuese e parfumit “Libre” të gjiganit YSL. Në videon e publikuar në Instagram të kësaj reklame ylli shqiptar duket mahnitëse në të zeza, derisa e pret në duar një shqiponjë.

Pavarësisht, perfeksionit që shihet në videon e publikuar, gjatë prapaskenave, Dua është rrëzuar nga presioni i valëve, shkruan rtv21.tv

Këtë e bëri të ditur vetë Dua përmes videos së hedhur pak më parë në instagram për 33 milionë e 400 mijë ndjekësit e saj.

 

View this post on Instagram

 

If you wanted to see how our last shot went… wait for it 🌊 👋🏼 @nabildo @yslbeauty

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Kujtojmë se në fillim të muajit gusht të këtij viti Dua ishte në Kosovë, në festivalin e saj “Sunny Hill”. Ajo elektrizoi publikun kur me reperin Gashi vallëzuan “Shotën”,  teksa Dua ishte e mbështjellur me flamurin kombëtar./21Media