"E çfarë është suksesi nëse s’je i gatshëm ta ndash me njerëzit rreth teje?"

“E çfarë është suksesi nëse s’je i gatshëm ta ndash me njerëzit rreth teje?”

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa vlerësohet si një ndër këngëtaret më të suksesshme.

Suksesi për secilin ka domethënie të ndryshme. Por, për këngëtaren nga Prishtina suksesi ka një kuptim të veçantë që lidhet me vargjet e poetes kanadeze, Rupi Kaur.

“Sigurisht që dua të jem i suksesshëm, por nuk e dua suksesin për vete. Më duhet të jem i suksesshëm për të fituar mjaftueshëm ‘mjaltë’ e qumësht, që t’i ndihmoj të tjerët rreth meje të jenë të suksesshëm”, thotë poezia e indianit Rupi Kaur, që këngëtarja 22-vjeçare ka publikuar.

“Poema ime e preferuar. Është në të vërtetë e tëra për bashkësinë, dashurinë, miqtë dhe familjen. E çfarë është suksesi nëse s’je i gatshëm ta ndash me njerëzit rreth teje?”, ka shkruar më pas Dua në llogarinë e saj personale në Instagram.

Ndryshe, Dua Lipa ka anuluar koncertin në Denver shkaku i një infeksioni të veshit./21Media

Dua Lipa sëmuret, anulon koncertin