Dua tamam kosovare, nuk hanë ushqim pa qenë i djegëst

Dua tamam kosovare, nuk hanë ushqim pa qenë i djegëst

Këngëtarja Dua Lipa zgjohet në orën 06:30 të mëngjesit, ushtron pesë ditë në javë dhe kujdeset shumë për lëkurën e saj.

Këto dhe detaje tjera për përditshmërinë e saj, Dua i bëri të ditura në një intervistë për revistën e njohur “Elle”.

Në frigoriferin e bukuroshes 24 vjeçare gjithmonë ka salca të djegësta, madje edhe kur udhëton nëpër turne sigurohet që gjithmonë t’i marrë me vete, shkruan rtv21.tv

Më poshtë keni intervistën e plotë të kosovares:

Zgjohem në..
…6.30 të mëngjesit. Nuk kam planifikuar të bëhem një vajzë që zgjohet herët. Por tani kam ndryshuar. Çfarë ndodhi?

Unë e filloj ditën me …
… një dush, pastaj pastrues kremi, serum me vitaminë-B, krem hidratues dhe SPF. Unë kurrë nuk kam qenë kaq e kujdesshme ndaj lëkurës, por tani udhëtoj shumë, ndaj më duhet.

Unë e mbaroj ditën me
… një vaj pastrues për të hequr makijazhin tim, i ndjekur nga një serum probiotik dhe krem për fytyrën.

Cila është rutina juaj e makijazhit?
Mundohem të mos vë maijazh në ditët që nuk më duhet, por nëse e bëj, duhet 15 minuta maksimum. Unë vendosë lapsin për vetulla, hijezimin e syve dhe rimelin, dhe më pas unë jam te dera gati për të dalë.

Unë ushtroj
… pesë ditë në javë në mëngjes. Kur jam në turne, përdor “Class Pass”, ose bëj një stërvitje 15 minutëshe në dhomën time të hotelit.

Kur shikoj në pasqyrë shoh
… vetulla të mira. Ato vijnë nga ana e familjes së babait tim, plus mamaja ime nuk më la kurrë t’i hiqja – madje edhe kur ato rriteshin deri tek qepallat e mia!

Zakoni im i preferuar i bukurisë është ...
… tretmani i fytyrës. Në Londër, shkoj në një vend të quajtur “Pfeffer Sal” disa herë në muaj.

Artikujt e fundit të bukurisë që bleva vetë ishin
… “Pai Rosehip”, “Oil Cleansing”, “Oil and RMS Luminizer”, nga Credo, ky dyqan i mrekullueshëm i produkteve natyrore që gjeta në New York. Bleva gjithçka atje.

Zbulimi im më i madh i bukurisë është
… larja e buzëve kur lani dhëmbët. Ajo ju shpëton nga lëkura e ngordhur, kështu që buzët tuaja janë më të shëndetshme.

Frigoriferi im është gjithmonë i mbushur me
… salcë pikante. Është në konkluzionin tim që çfarëdo vendi që vizitoj, kam nevojë për një salcë natyrale pikante. Kam pasur një mango habanero në Austin, Teksas, të cilën e doja shumë.

Gjëja më e çmendur që kam bërë në emër të bukurisë është
… mikronina (trajtimi i fytyrës me gjak). Lëkura ime u djeg nga rrezet e diellit për dy ditë, por, nga e treta, lëkura ime po bëhej më mirë. Trajtimi zgjati për disa ditë, por më pas u kthye përsëri në normalitet.

Unë e largoj stresin
… duke medituar. Por nuk jam shumë e mirë në të. Nuk mund të duket se e mbyll trurin, ose thjesht bie në gjumë. Përkundrazi, zbuloj se të kesh një banjë të bukur është vërtet relaksuese.

Mësimi më i madh i bukurisë që kam mësuar ndonjëherë ishte
… teni fallco nuk është për mua. Unë thjesht nuk jam shumë e mirë për të mbajtur makijazhin.

Trajtimi i fundit i bukurisë që kisha ishte
… në Kanë me Teresa Tarmey pak para se të shkoja në tapetin e kuq. Ishte një mënyrë vërtet e mirë për të zhytur lëkurën time./21Media