Bashkëpunim me Imbro&Band

Bashkëpunim me Imbro&Band

Zëri brilant i Serenatave Korçare, Eli Fara ka publikuar projektin e saj të fundit me titull “Duame”, në bashkëpunim me Imbro&Band.

Këtij projekti këngëtarja ia ka bashkangjitur edhe një videoklip, të realizuar nga Talelliproduction.

“Duame” është kënga me kompozim dhe orkestrim të Adrian Hilës dhe me tekst të Rovena Dilos dhe Adrian Hilës, shkruan rtv21.tv.

Këngëtarja nga Shqipëria, e dashur mjaft nga publiku, që njihet për këngët popullore folklorike duket mjaft elegante në klipin e fundit.

Lansimin e këngës Eli Fara e paralajmëroi para disa ditësh në rrjetin social “Instagram”, ku kishte shkruajtur “”Duame”, cooming soon”./21Media