Balje do të jetë pjesë e Kuvendit në kuadër të grupit 6+

Balje do të jetë pjesë e Kuvendit në kuadër të grupit 6+

Deputetja e komunitetit boshnjak, e cila ka fituar mandatin e tretë për deputete, Duda Balje, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike në partinë DSB. Ajo përmes një postimin në Facebook ka bërë të ditura arsyet pse po jep dorëheqje.

“Vendimi im për dorëheqje të parevokueshme vjen si rrjedhojë e nënvlerësimeve, si dhe fyerjet e ulëta në origjinën time, mos respektin, përhapjen e të pavërtetave rreth punës time…. Përhapjes së fjalëve për mua si ‘armik të partisë’, është diçka që unë kam përjetuar si goditje të fortë morale, pas gjithë asaj që kam bërë për partinë dhe komunitetin boshnjak. Po ashtu, për mua si diçka shumë e rëndësishme dhe negative, po përmendi margjinalizimin e anëtarëve më të vjetër dhe më me përvojë të partisë, mos transparencën e vendimeve, shpenzimin e financave”, ka shkruar Balje.

Ajo tutje ka thënë se do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në kuadër të grupit “6+”

“Sa i përket angazhimit tim të mëtutjeshëm, do të veproj në kuadër të Parlamentit të ri të Kosovës si përfaqësuese e boshnjakëve në kuadër të grupit parlamentar ‘6+’.Pas takimit me kryetarët e LDK-së dhe VV-së, kemi marr qëndrim përfundimtar që ka të bëjë me emërimin e ministrit të ardhshëm nga komunitetet pakicë, që nënkupton se pozitën e ministrit do ta marr kandidati që arrin 6 nënshkrime nga gjithsej 10 deputetë nga komunitetet pakicë.”, ka përfunduar Balje./21Media