Festë në familjen e deputetës

Festë në familjen e deputetës

Duda Balje është një ndër deputetet më të përfolura të Kuvendit të Kosovës. Lavdërohet për punën që bën në përkrahje të komuniteteve si kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, por lavdërohet edhe për linjat trupore dhe paraqitjet e saja.

Për këtë ajo shpeshherë është pjesë e mediave rozë. Duda është shumë aktive edhe në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon fotografi të ndryshme. Ajo së fundmi me anë të një postimi në Facebook i ka uruar vajzës ditëlindjen e 19-të.

Duda me këtë rast ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për vajzën e saj të vetëme.

Duda dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një vajze dhe dy djemve./21Media