Pas marshit të ekstremistëve të djathtë në Varshavë

Pas marshit të ekstremistëve të djathtë në Varshavë

Presidenti i Polonisë, Andzhej Duda, dënoi me fjalët më të ashpra qëndrimet ksenofobe dhe raciste, të shprehura gjatë marshit që organizuan javën e kaluar nacionalistët, duke porositur se në Poloni nuk ka vend për anti-semitizëm dhe nacionalizëm të sëmurë.

Është ky dënimi i parë i qartë që i bëri një përfaqësues i kryesisë konservatore të Polonisë qëndrimeve, të cilat i shprehën rreth 60 mijë pjesëmarrës në marshin e ekstremistëve të djathtë, i cili u organizua të shtunën, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Polonisë, shkruan rtv21.tv

Duda tha se në Poloni nuk ka vend për ksenofobi, për nacionalizëm patologjik dhe anti-semitizëm dhe tha se Polonia duhet të qëndroi e hapur për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë bashkësi dhe mirëqenie.

Anëtarët e Qeverisë së Polonisë gjatë dy ditëve të kaluara pjesëmarrësit e marshit i cilësuan si patriot dhe minimizuan natyrën ksenofobe të porosive.

Marshi u organizua nga partitë e ekstremit të djathtë, të cilët bartën transparente me mbishkrimet “Evropa e bardhë e shteteve vëllazërore, e pati edhe porosi anti-semitiste dhe anti-myslimane./21Media