Shkak, shiu i rrëmbyeshëm

Shkak, shiu i rrëmbyeshëm

Ripërballja në mes të Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit mund të anulohet shkaku i një stuhie që po mbizotëron në Arabinë Saudite.

Sipas “Mirror”, një shi i rrëmbyeshëm është duke rënë Arabinë Saudite dhe kjo mund të ndikojë që rimeçi në mes britanikut dhe meksikano-amerikanit të shtyhet.

Shihu nuk mund të ndikojë në pjesën ku do të zhvillohet përballja, por ajo mund të ndikojë në pjesën e ulëseve VIP, që janë kryesore në këtë takim.

Shumë emra të mëdhenj nga sporti dhe jo vetëm do të jenë të pranishëm në këtë përballje të vitit, pasi në pyetje janë tre titujt e kampionit të botës, WBA, WBO dhe IBF, në peshat e rënda.

Takimi është paraparë të fillojë në orën 21:45, sipas kohës sonë lokale.

Më 1 qershor, britaniku Anthony Joshua, i cili deri atëherë ka mbajtur titullin e kampionit është nokautuar katër herë nga Andy Ruiz. Dueli ishte zhvilluar në “Madison Square Garden”. Në raundin e shtatë, në momentin e parë kur Joshua ishte hapur për të shkëmbyer goditje, Ruiz ka qenë më i shpejt dhe ka marrë avantazhin për të nokautuar edhe dy herë të tjera gjigantin britanik.