Pamje nga festa

Pamje nga festa

Për këngëtaren e njohur dhe të dashur të skenës, Dafina Zeqirin sot ka festë. Këngëtarja, e cila po zhvillon karrierën e saj muzikore jashtë Kosovës sot feston ditëlindjen e saj të 29-të, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, Duffy’e sigurisht që ka marrë dhe do të marrë urime të shumta nga familjarë, miqë e kolegë të shumtë, derisa urimin më të bukur ajo e ka marrë nga personi më i dashur i saj, nëna.

Në 29 vjetorin e lindjes, Dafina ka pranuar si dhuratë nga nëna e saj një buqetë me lule, me balona, krahas së cilëve shkruan: Urime ditëlindje.

Këtë, si urimin më special për të, dafina e ka hedhur në instastory për ndjekësit e saj të shumtë, me ç’rast ka shkruar ”Të dua nani”.

Dafina Zeqiri është lindur më 14 prill të vitit 1989. Karrierën si këngëtare e ka filluar që nga mosha e fëmijërisë. Në moshën e adoleshencës, Dafina hyri në skenën muzikore, me ç’rast brenda një kohe shumë të shkurtër u bë një ndër emrat më të njohur dhe të dashur për publikun./21Media