Dëmet e duhanit

Dëmet e duhanit

Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të depresionit dhe skizofrenisë, sipas një studimi.

Duhanpirësit kanë dy herë gjasa më shumë të përballen me këto dy sëmundje mendore zbuluan ekspertët e Universitetit të Bristol.

Po ashtu, rezultatet e publikuara në revistën Psychological Medicine, gjithashtu treguan se njerëzit që vuajnë nga këto dy gjendje kanë më shumë mundësi të fillojnë pirjen e duhanit.

Autori kryesor Dr Robyn Wootton dhe ekipi i saj besojnë se nikotina pengon receptorët e dopaminës dhe serotoninës në tru.

Dopamina është një kimikat që ndodh në mënyrë natyrale dhe rregullon emocionet e njerëzve ndërsa serotoni, i njohur si ‘kimikati i lumtur’ kontribuon në mirëqenie./21Media