“Jam i nderuar të tregoj..."

“Jam i nderuar të tregoj…”

Dukagjin Lipa ish-anëtari i rock grupit, “Oda”, është emëruar ambasador global në kompaninë amerikane të hulumtimeve, “Hyperloop Transportation Technologies”, e njohur gjithashtu si HTT.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lipa përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social, Instagram, përcjell rtv21.tv

Jam i nderuar të tregoj që jam zgjedhur si ambasador global në @hyperlooptt”, ka shkruar Dukagjini në mbishkrimin e imazheve.

 

View this post on Instagram

 

I am honoured to announce that I have been appointed a role of a Global Ambassador at @hyperlooptt #futureoftransportation

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on

“Hyperloop Transportation Technologies”, e njohur edhe si HTT, është një kompani amerikane e kërkimeve që është krijuar duke përdorur bashkëpunimin në ekip si dhe informatat e mbledhura nga një grup njerëzish, për të zhvilluar një sistem transporti bazuar në konceptin Hyperloop që ishte parashikuar nga Elon Musk në vitin 2013.

Kompania “Hyperloop” sjell shpejtësinë e avionit në nivelin e tokës, në mënyrë të sigurt. Pasagjerët dhe kapsulat e ngarkesave do të rrinë pezull përmes një rrjeti të tubave të presionit të ulët në mes të qyteteve dhe transformimit të kohës së udhëtimit nga orë në minuta.

Ndryshe, kujtojmë që Dukagjin Lipa është babai i këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa./21Media

 

View this post on Instagram

 

Ancient city of Baalbek – Roman Ruins in Lebanon 2019

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on