Dugi elektrizon Prishtinën

Dugi elektrizon Prishtinën

Festivali i ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, tani më ka ndezur Prishtinën.

Për ta ndjekur nga afër këtë festival ku do të performojë edhe këngëtarja e njohur, Dua Lipa janë mbledhur mijëra qytetarë në Parkun e Gërmisë.

Mbrëmja ka filluar me grupin “Asgjë sikur dielli”, për të vazhduar me grupin “Oda”, ku Dukagjin Lipa babai i Duas dhe organizatori i këtij festivali elektrizoi masën duke performuar këngët e vjetra në skenën gjigante të “Sunny Hill”, shkruan rtv21.tv.

Festivali ka karakter humanitar, 100,000 euro nga festivali i janë dhuruar organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta, Aktivititet Kulturore në Prishtinë dhe shkollave të muzikës në Kosovë./21Media