“Një nga momentet më krenare''

“Një nga momentet më krenare”

Dukagjin Lipa ish-anëtari i rock grupit, “Oda”, ka njoftuar se është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Lipa ka treguar se me ish-presidentin ka folur rreth festivalit “Sunny Hill”, shkruan rtv21.tv

Këtë ai e ka bërë të ditur  përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Instagram.

Një nga momentet më krenare. Takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton. Faleminderit për këshillat dhe fjalët tuaja të mira për Sunny Hill”, ka shkruar Dukagjini poshtë fotografive të publikuar në Instagram.

”SunnyHill Festival”, u mbajt në gusht të këtij viti për të dytën herë. Aty përformuan artistë të njohur vendor e ndërkombëtar./21Media