21 vjeçarja nuk mundi të mbajë ekuilibrin dhe u rrëzua

21 vjeçarja nuk mundi të mbajë ekuilibrin dhe u rrëzua

Një modele 21 vjeçare ra nga një shkëmb në Sydney mëngjesin e së dielës (12 janar) e si pasojë vdiq.

Madalyn Davis po festonte me shoqërinë në plazhin Diamond kur gjatë orëve të para të mëngjesit, ata vendosën të ngjiteshin në një shkëmb rreth 30 metra për të shkrepur disa foto.

Modelja u mbështet në një gardh të vendosur nga autoritetet, por fatkeqësisht ajo nuk mundi të mbajë ekuilibrin e më pas u rrëzua. Trupi i pajetë i saj u gjet në det nga autoritetet 4 orë pas ngjarjes.

Nuk është hera e parë që në atë vend humbasin jetën turistë të ndryshëm. Të gjithë përpiqen të shkrepin foto për shkak të pamjes magjike që ofron vendi.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, një 27 vjeçare ishte rrëzuar nga shkëmbi dhe ka vdekur. Dëshmitarë okularë kanë deklaruar për autoritetet se ajo ishte duke shkrepur foto në momentin e incidentit./oranews