Me një biletë mund t’i shikoni të gjitha ndeshjet gjatë ditës

Me një biletë mund t’i shikoni të gjitha ndeshjet gjatë ditës

Ka filluar shitja e biletave të Kampionatit Evropian për Femra FIBA U20 që do të mbahet në Prishtinë.

Të hollat do të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.

Biletat mund t’i blini tek New Born-i dhe para palestrës “1 Tetori”. Çmimi i biletës do të jetë 1.00 euro (një euro), dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund t’i shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës.

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Shoqata për personat me Fibrozë Cistike shpresojnë se kjo kampanjë do të mbështetet nga të gjithë, andaj kërkon nga shoqëria kosovare të bëhen pjesë e saj.

Ndryshe, FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B – Femrat do të mbahet në Prishtinë prej 3 deri më 11 Gusht 2019.