Haradinaj vendosi lule te shtatorja e presidentit historik

Haradinaj vendosi lule te shtatorja e presidentit historik

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj vendosi kurora me lule te shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova me rastin e datëlindjes së këtij të fundit.

Haradinaj tha se respekti dhe nderimet për presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova tashmë janë kthyer në traditë dhe se do ta nderojnë gjithmonë.

“Në ditëlindjen e presidentit historik të Kosovës, presidentit të parë bëra një gjest simbolik të nderimit, pranë shtatores, njëkohësisht sot kujtojmë edhe heronjtë e Kosovës, Afrim Naliqi, Ilir Durmishi, po përzihen datat tona po gjithsesi respekti për presidentin historik Ibrahim Rugova është kthyer në traditë dhe besoj që e nderon Kosovën na nderon të gjithë neve”, tha Haradinaj.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Komunës së Istogut, ndërsa ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006./21Media