Një moment mjaft qesharak

Një moment mjaft qesharak

Courtney Kube po raportonte live po raportonte për sulmet ndaj policisë kurde në veri-lindje të Sirisë, djali i saj katërvjeçar Ryan, u shfaq para ekranit.

Duke tërhequr vëmendjen e mamasë së tij, vogëlushi shihet gjithashtu duke e kapur atë, ndërsa ajo përpiqet të vazhdojë më tej me raportimin.

Reporterja amerikane e lajmeve arrin të vazhdojë, por ndërsa ai e kap atë, ajo nuk mund të vazhdojë, por fillon të qeshë dhe kërkon falje para shikuesve, shkruan rtv21.tv

Më falni, fëmijët e mi janë këtu …”, tha Kube. Më pas regjia e NBC News mbuloi pamjet me një hartë të Sirisë dhe Turqisë.

MSNBC e ndau videon në Twitter, duke e titulluar atë, “Ndonjëherë lajme të papritura që ndodhin ndërsa raportoni drejtpërdrejtë”, me hashtags #MSNBCMoms dhe #workingmoms.

Kube shpesh herë i merr fëmijët e saj në ambientet e televizionit. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar disa momente nga këto vizita./21Media