Poezi nga Ismail Kadare

Poezi nga Ismail Kadare

Duke të pritur ty

Në orën pese duhet të vijsh
Ja rruga,
Ja shenjat e bardha ku do të kalosh,
Si re të bardha që notojnë mbi asfalt.

Tek xhamia,
Përballë sahatit unë rri,
Akrepat, si vetulla
Në fytyrën e kohës,

Herë të qeshur, herë të ngrysur atje lart,
Pas pak do të bjerë pesë,
Tani pëllumbat
Rrotull sahatit vërtiten, të bardhë, të bardhë.