Poezi nga Ismail Kadare

Poezi nga Ismail Kadare

Duke të pritur ty

Ne orën pesë duhet të vijsh
Ja rruga,
Ja shenjat e bardha ku do të kalosh,
Si re të bardha që notojnë mbi asfalt.

Tek xhamia,
Përballë sahatit unë rri
Akrepat, si vetulla
Ne fytyrën e kohës,

Here te qeshur, here te ngrysur atje lart.
Pas pak do te bjere pese
Tani pëllumbat
Rrotull sahatit vërtiten, te bardhe, te bardhe.