Enca me një paraqitje atraktive

Enca me një paraqitje atraktive

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, shumë shpejt do të publikojë projektin e ri muzikor të titulluar “Mwah”, shkruan rtv21.tv

Kënga e re nga Enca do të vijë e shoqëruar me videoklip.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Enca ka treguar se si do të duket në klipin e ri.

Projekti i fundit i Encës është “Jealous”, i cili është publikuar në muajin korrik dhe deri tani në Youtube ka mbi gjashtë milionë klikime./21Media