Dumoshi: Ikja e Lezes do të lërë një zbrazëtirë të pazëvendësueshme për artin dhe kulturën e Kosovës

Dumoshi: Ikja e Lezes do të lërë një zbrazëtirë të pazëvendësueshme për artin dhe kulturën e Kosovës

Mëngjesin e sotëm arti kosovar humbi ikonën e tij të aktrimit, Leze Qenën  e cila vdiq në moshën 85 vjeçare. Aktorja pas vetës ka lënë një bagazh të pasur të karrierës së saj për disa dekada në artin e vendit.

Telegram ngushëllimi për vdekjen e saj ka shkruar ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, e cila e vlerëson humbje të rëndë për vendin, vdekjen e Lezes.

“Ajo do të jetë një shembull dhe referencë në historinë e artit të aktrimit shqiptar por edhe më larg, se si me përkushtim dhe me shpritmadhësi, veçori të cilat e kanë karakterizuar Lezen, njeriu bëhet i dashur nga të gjithë dhe i pranuar nga secili. Ndarja e Lezës është humbje e rëndë jo vetëm për familjen dhe miqtë e saj, por ikja e saj do të lërë një zbrazëtirë të pazëvendësueshme për artin dhe kulturën e Kosovës”, ka shkruar Dumoshi.

Dumoshi ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Leze Qenës. /21Media