Dumoshi takohet me përfaqësuesit e RYCO-s

Dumoshi takohet me përfaqësuesit e RYCO-s

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në një takim përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), me të cilët ka biseduar për politikat, programin dhe prioritetet e MKRS-së në këtë sektor të rëndësishëm, si dhe bashkëpunimin rajonal të të rinjve.

Dumoshi i njoftoi përfaqësuesit e RYCO-s se rinia do të jetë ndër prioritetet e saj gjatë mandatit si ministre, duke konfirmuar mbështetjen e plotë dhe përkushtimin e saj ndaj sektorit të rinisë.

Përfaqësuesit e RYCO-s, i uruan marrjen e detyrës Dumoshit dhe e njoftuan për aktivitetet e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe për projektet që RYCO ku ka mbështetur organizatat rinore dhe shkollat e mesme në Kosovë dhe rajon./21Media